Pamje rrëqethëse nga lufta: Nënat ikin me fëmijët në krahë, ushtarët e UÇK-së vëzhgojnë armikun - Gazeta Express
string(92) "pamje-rreqethese-nga-lufta-nenat-ikin-me-femijet-ne-krahe-ushtaret-e-uckse-vezhgojne-armikun"

Pamje rrëqethëse nga lufta: Nënat ikin me fëmijët në krahë, ushtarët e UÇK-së vëzhgojnë armikun

Gazeta Express

05/06/2020 7:46

Është publikuar një video nga lufta në Kosovë, e cila është xhiruar më 9 janar të vitit 1999 në Sllapuzhan të Suharekës.

Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi më 28 shkurt të vitit 1998, në mes të forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Lexo Edhe:

Gjatë kësaj lufte u dëbuan mbi 1 milion shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15.000 persona, nga të cilët 2.400 luftëtarë të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë si dhe ishin të zhdukur rreth 5 mijë njerëz.

Në tërë Kosovën kishte luftë ashtu si edhe në territorin e Suharekës, konkretisht në fshatrat Duhël, Bllacë, Budakovë, Maqitevë dhe Sllapuzhan ku ishin zhvilluar luftime të ashpra të UÇK-së me forcat serbe.

Në internet janë publikuar pamje ku shihet se si nënat dhe gratë largohen me frikë nga fshati i tyre me fëmijët në duar.

Më pas shihen edhe disa ushtarë të UÇK-së që janë në vëzhgim të armikut.

Më poshtë keni pamjet.