Pamje: Ramos bën ushtrime dërrmuese në pikë të natës - Gazeta Express
string(51) "pamje-ramos-ben-ushtrime-derrmuese-ne-pike-te-nates"

Gazeta Express

13/04/2020 12:59

Pamje: Ramos bën ushtrime dërrmuese në pikë të natës

Gazeta Express

13/04/2020 12:59

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, nuk ngopet së ushtruari as në pikë të natës, në një kohë kur futbolli është ndalur dhe futbollistët janë ngujuar si pasojë e pandemisë koronavirus.

Qendërmbrojtësi i Kombëtares spanjolle e publikoi një video në rrjetet sociale, ku shihet duke stërvitur fort në palestrën e shtëpisë së tij, shkruan Gazeta Express.

Duke parë se nuk është e qartë se kur do të rikthehet futbolli, futbollistët, edhe pse të ngujuar, e kanë mbajtur veten të zënë për të mos e humbur plotësisht kondicionin fizik.

Se Ramos stërvit në palestrën e tij personale nuk është çudi, por ylli spanjoll e ka bërë këtë të hënën pak para mesnate.

“Është gjithmonë kohë e mirë për të ushtruar”, shkroi Ramos në Instagram.

“Qëndrueshmëri, këmbëngulje, puno fort, luaj fort”, shtoi ai. /Gazeta Express/  

Advertisement
Advertisement
Advertisement