PAMJE: Policia zbulon plantacion me 500 bimë kanabis në Gjilan, arrestohen tre persona - Gazeta Express
string(84) "pamje-policia-zbulon-plantacion-me-500-bime-kanabis-ne-gjilan-arrestohen-tre-persona"

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 19:28

PAMJE: Policia zbulon plantacion me 500 bimë kanabis në Gjilan, arrestohen tre persona

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 19:28

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një plantacion me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa në një fshat të rajonit të Gjilanit.

Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia në Gjilan, në koordinim me institucionet e tjera të sigurisë. Bimët ishin të mbjella në katër sera dhe ndodheshin në një fazë të avancuar zhvillimi.

Gjatë kontrollit, policia ka konfiskuar edhe një armë të gjatë dhe dëshmi të tjera që lidhen me rastin. Tre persona të dyshuar janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia bëri të ditur se shkatërrimi i bimëve narkotike do të kryhet në koordinim me prokurorinë kompetente.