Janë publikuar pamje të reja nga përleshja e ndodhur të shtunën mbrëma, në ndeshjen mes Besa Famgas dhe Trepçës në hendboll.
Nga pamjet e reja shihet se gjyqtari u sulmua fizikisht edhe nga portieri i ekipit mitrovicas, i cili u pa duke e goditur me shuplakë – shkruan Gazeta Express.
Përpos kësaj, gjyqtarët ishin sulmuar fizikisht edhe nga dy persona të paautorizuar në parket pas përfundimit të ndeshjes.
Ndryshe, ndeshja në fjalë u fitua nga pejanët me rezultatin 34:30. /Gazeta Express/