Pamje: Përleshje mes dy tifozerive në ndeshjen Peja-Bashkimi - Gazeta Express
string(59) "pamje-perleshje-mes-dy-tifozerive-ne-ndeshjen-peja-bashkimi"

Pamje: Përleshje mes dy tifozerive në ndeshjen Peja-Bashkimi

Sport

Gazeta Express

08/12/2022 23:32

Këtë të enjte u zhvillua ndeshja çerekfinale e Superkupës së Kosovës, mes Bashkimit dhe Pejës.

Kjo ndeshje u fitua nga prizrenasit me rezultatin 73:69, të cilët kështu siguruan edhe kalimin për në gjysmëfinale, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, kjo ndeshje nuk kaloi pa incidente nga tifozët.

Fillimisht në një incident u përfshi tifogrupi pejan, “U.C.F”.

E në fundin e ndeshjes ndodhi edhe një përplasje mes dy grupeve, atyre të Pejës dhe “Arpagjikve” të Bashkimit.

Për këtë u nevojit edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës. /Gazeta Express/