Befasia më e madhe deri tash në Kupën e Botës për Klube ndodhi sot në orët e para të mëngjesit.
Paris Saint-Germain, kampioni në fuqi i Europës u mposht befasisht nga ekipi brazilian, Botafogo.
Në stadiumin “Rose Bowl”, parisienët u mposhtën minimalisht 0:1, shkruan Gazeta Express.
Igor Jesus shënoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 36-të të ndeshjes, pas asistit nga Savarino.
E gjatë ndeshjes, pati një përleshje të madhe fizike mes tifozëve të të dyja ekipeve në shkallët e stadiumit.
Botafogo & PSG fans clashed last night 👀💥 pic.twitter.com/Kzy4FzvwZE
— 𝐂𝐚𝐬𝐮𝐚𝐥 𝐔𝐥𝐭𝐫𝐚 𝐎𝐟𝐟𝐢𝐜𝐢𝐚𝐥 (@thecasualultra) June 20, 2025