Pamje: Parker rikthehet me fitore të madhe me nokaut - Gazeta Express
string(51) "pamje-parker-rikthehet-me-fitore-te-madhe-me-nokaut"

Pamje: Parker rikthehet me fitore të madhe me nokaut

Gazeta Express

01/03/2020 9:29

Joseph Parker ka fituar ndaj Shawndell Winters me nokaut në rundin e pestë, në përpjekje për ta siguruar një luftë me njërin prej emrave të mëdhenj në kategorinë e rëndë të boksit.

Boksieri nga Zelanda e Re mungoi plot tetë muaj pasi pickimi i merimangës e detyroi atë të tërhiqet nga meçi i tetorit me Derek Chisora, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por ai është rikthyer me një fitore shpërthyese ndaj Winters të shtunën në Texas.

Parker nuk humbi kohë dhe i shfaqi duart e shpejta, duke ia dhënë një goditje të fuqishme Wintersit qysh në rundin e parë.

Në fund të rundit të dytë, Parker ia dha një të djathtë të fortë atij, para se ta rrëzonte me një goditje tjetër tejet të fuqishme në rundin e tretë.

Amerikani nuk mundi t’iu bëjë ballë goditjeve të shpeshta e fuqishme të Parkerit dhe gjyqtari u detyrua ta ndërpresë meçin në rundin e pestë./Gazeta Express/