Pamje para Pallatit Élysée ku pritet të mbahet takimi i Kurtit dhe Makronit, do të nisë me vonesë - Gazeta Express
string(96) "pamje-para-pallatit-elysee-ku-pritet-te-mbahet-takimi-i-kurtit-dhe-makronit-do-te-nise-me-vonese"

Pamje para Pallatit Élysée ku pritet të mbahet takimi i Kurtit dhe Makronit, do të nisë me vonesë

Lajme

Gazeta Express

23/06/2021 19:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet sot në takim nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron në Pallatin Elysee.

Por, takimi i paralajmëruar në ora 19:30, nuk u realizua në kohë. Kryeministri Kurti ende nuk ka arritur në Pallatin Elysee për t’ia filluar takimit, ndërkohë që është përgatitur ceremonia e pritjes.

Lexo Edhe:

Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.

Gjithashtu, kryeministri Kurti pritet të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.

Ftesën për takim, presidenti Macron ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris pas marrjes së detyrës si kryeministër./GazetaExpress/