Pamje: Nokauti brutal që po e bën xhiron e botës dhe po cilësohet si më i miri në historinë e UFC-së - Gazeta Express

Pamje: Nokauti brutal që po e bën xhiron e botës dhe po cilësohet si më i miri në historinë e UFC-së

Gazeta Express

24/11/2020 9:29

Joaquin Buckley e pranon se ishte i panjohur para meçit të tij të dytë në UFC në tetor të këtij viti në Abu Dhabi.

Gjërat kanë ndryshuar goxha për të para meçit të tretë, kundër Jordan Wright në eventin UFC 255 të shtunën, transmeton Gazeta Express.

Në tetor, meçi i Buckley në kategorinë e mesme kundër bashkatdhetarit të vet amerikan Impa Kasanganay po shkonte baras kur i pamposhtur Kasanganay e mori një shkelm nga kundërshtari i tij kah mesi i rundit të  dytë.

Pastaj erdhi çasti që ia ndryshoi jetën Buckleyt.

26-vjeçari i theu ligjet e gravitetit duke e goditur Kasanganayn me thembër pas një rrokullisje që e bëri në ajër.

Komentatori John Gooden e përshkroi goditjen e tij si “ninja në jetë reale”.

Videoja nga nokauti i tij në llogarinë zyrtare të UFC-së në Instagram i ka marrë gati 7 milionë shikime.

Jo vetëm që është nokauti i vitit, por sipas shumë njerëzve është më i miri në historinë e MMA-së.

“Tani njerëzit ma dinë emrin”, tha Buckely duke buzëqeshur. /Gazeta Express/