Një ditë pas zjarrit që përfshiu një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë, pasojat janë ende të dukshme.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtime të konsiderueshme në fasadën e objektit, dritare të thyera dhe gjurmë të qarta të djegies në disa kate.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë njoftoi të enjten se ekipet e zjarrfikësve kanë punuar deri në orët e vona për ta lokalizuar dhe shuar zjarrin.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGOInsajderi%2Fvideos%2F1267290281624120%2F&show_text=false&width=269&t=0
Ata vlerësuan përkushtimin dhe profesionalizmin e Brigadës së Zjarrfikësve, duke theksuar se reagimi i shpejtë ndihmoi në shmangien e viktimave.
Ndërkohë, ende nuk janë publikuar detaje rreth shkakut të zjarrit.