Pamje: Një burrë ia ofendon gruan, Trudeau ia kthen në mënyrë epike - Gazeta Express
string(65) "pamje-nje-burre-ia-ofendon-gruan-trudeau-ia-kthen-ne-menyre-epike"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 11:05

Pamje: Një burrë ia ofendon gruan, Trudeau ia kthen në mënyrë epike

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 11:05

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, i është kundërpërgjigjur shpejt një burri që e pengoi përderisa po bëhej gati për të dhënë një intervistë në mjedis të hapur.

Trudeau ishte duke u përgatitur për një paraqitje para kamerës, kur një burrë filloi t’i fliste nga larg me gjuhë fyese. Ndonëse fillimisht e injoroi, Trudeau nuk qëndroi i heshtur, kur burri ia ofendoi bashkëshorten.

Burri madje e kërcënoi kryeministrin kanadez, duke i thënë: “Eja, ja ku jam. Q***! Ti jashtëqitje pulash! Ku është gruaja jote? Kam dëgjuar se është lav***.”

Trudeau ia ktheu: “A nuk ka ndonjë spital ku do të duhej të shkoje në këto momente?”, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, Trudeau ka pësuar rënie të përkrahjes në anketa para zgjedhjeve dhe pushteti i rrezikohet nga kandidati konservator i opozitës, Erin O’Toole.

Protestuesit kundër vaksinave për Covid-19 janë shfaqur në shumë tubime të fushatës së kryeministrit. Ata po i kundërshtojnë masat e rrepta për vaksinim. Në Kanada, shërbyesit publikë, punëtorët e transportit dhe udhëtarët duhet të vaksinohen.