Një efektiv policie i forcave të FNSH-së në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Milot, në zonën e Gajushit. Xhulio Prela, 26 vjeç, ka qenë duke lëvizur me makinë në momentin që është ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm. Pas ekzekutimit të Prelës, makina tip “Volkswagen” ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në një parcelë aty pranë.
Policia për këtë ngjarje është njoftuar se një makinë kishte dalë nga rruga, por në momentin e mbërritje panë se Prela ishte i ekzekutuar më armë zjarri. Xhulio Prela ishte duke u kthyer nga Aeroporti i Rinasit, kur është ekzekutuar në aksin rrugor Milot-Lezhë. 26-vjeçari është ekzekutuar nga një automjet tjetër, ku bëhet me dije se policia e ka identifikuar dhe po punon për kapjen e autorëve.

Janë zbuluar 3 gëzhoja armë zjarri, gjatë kontrollit të hetuesve në vendin e ngjarjes. Prela nuk njihej si problematik, dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të detyrës.
Xhulio Prela ishte me origjinë nga Puka, banonte në Rrilë dhe ishte student në Akademinë e Policisë Tiranë në vitin e 3-të.
Prela ka punuar dy vite në Komisariatin e Policisë Lezhë, ndërsa prej një viti ishte transferuar në FNSH-në Shkodër!
Gjithashtu FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.














Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...