Pamje nga sherri  dhe të shtënat me armë gjatë performancës së Stresit, këngëtari braktis skenën - Gazeta Express
string(94) "pamje-nga-sherri-dhe-te-shtenat-me-arme-gjate-performances-se-stresit-kengetari-braktis-skenen"

Rozë

Gazeta Express

02/01/2025 14:02

Pamje nga sherri  dhe të shtënat me armë gjatë performancës së Stresit, këngëtari braktis skenën

Rozë

Gazeta Express

02/01/2025 14:02

Një incident shqetësues ka prishur festimet e natës së ndërrimit të viteve në Tiranë, gjatë koncertit të organizuar në një klub nate në kryeqytet.

Eventi, i cili kishte të ftuar artistë të njohur shqiptarë u ndërpre nga të shtëna të papritura me armë që pasuan një sherr të ndodhur po aty.

Të shtënat shkaktuan panik dhe kaos mes të pranishmëve, ndërsa pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur të shtënat ndodhën brenda ambienteve të klubit Cinco Cavalli, gjatë performancës së reperit Stresi.

Këngëtari u detyrua të ndalonte këngën dhe të largohej menjëherë nga skena pas të shtënave, ndërsa vetëm ditën e sotme policia e Tiranës ka njoftuar se ka identifikuar autorin e të shtënave.

Advertisement
Advertisement
Advertisement