Pamje nga Santiago Bernabeu, ashtu siç nuk e keni parë kurrë më parë - Gazeta Express
string(67) "pamje-nga-santiago-bernabeu-ashtu-sic-nuk-e-keni-pare-kurre-me-pare"

Pamje nga Santiago Bernabeu, ashtu siç nuk e keni parë kurrë më parë

Gazeta Express

30/05/2020 22:58

Gjendja aktuale e stadiumit të Real Madridit, Santiago Bernabeut, i ka lënë shumë tifozë në rrjete sociale të befasuar, përderisa aty po punohet për rinovimin që e ka planifikuar klubi madrilen.

Stadiumi i Real Madridit është njëri ndër stadiumet më të famshëm në botë. Ai tani është duke u rinovuar dhe pamjet që kanë dalë nga stadiumi kanë qenë po aq mbresëlënëse për tifozët, sa janë kur stadiumi është i mbushur me tifozë gjatë ndeshjeve, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Presidenti Florentino Perez e ka planifikuar një rinovim të madh të Santiago Bernabeut, që së shpejti do të ndërrojë plotësisht pamje edhe për nga pamja e jashtme. Për t’i filluar rinovim, Perez e ka shfrytëzuar pauzën e detyruar shkaku i koronavirusit dhe tashmë puna në stadium ka filluar.

Edhe pse për momentin në fushën e stadiumit shihet vetëm rërë dhe baltë, së shpejti ajo do të zëvendësohet me njërën ndër fushat më revolucionare në fushën e futbollit.

Fusha që do të vendoset në stadium do të jetë e e palosshme dhe mund të hiqet nga vendi dhe të vendoset sërish brenda vetëm pak minutave.

I gjithë ky projekt në stadiumin e Los Blancos pritet të përfundohet deri në tetor të këtij viti. Ndërkohë, skuadra do të duhet të luajë në stadiumin Alfredo di Stefano. /Gazeta Express/