string(67) "pamje-nga-perplasja-e-avionit-te-air-india-me-242-pasagjere-ne-bord"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 11:42

Pamje nga përplasja e avionit të Air India me 242 pasagjerë në bord

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 11:42

Një avion i kompanisë Air India është përplasur sot në qytetin Ahmedabad të Indisë perëndimore. Sipas India Today, përplasja ka ndodhur pak pas ngritjes së avionit në ajër, ndërsa është bërë e ditur se avioni – një Boeing 787-8 Dreamliner – i fluturimit AI171, ishte nisur nga Ahmedabad me destinacion Londër Gatwick.

Sipas informacioneve të para nga policia, në bordin e avionit ndodheshin 242 pasagjerë, ndërsa nuk ka ende informacione zyrtare për viktima.

Më poshtë ju sjellim një video të shpërndarë në X, ku duket përplasja e avionit pak kohë pas nisjes.