Pamje nga një dasmë libaneze: Raketa nga Irani drejt Izraelit shihen edhe nga Libani - Gazeta Express
string(83) "pamje-nga-nje-dasme-libaneze-raketa-nga-irani-drejt-izraelit-shihen-edhe-nga-libani"

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 23:05

Pamje nga një dasmë libaneze: Raketa nga Irani drejt Izraelit shihen edhe nga Libani

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 23:05

Teksa tensionet mes Iranit dhe Izraelit arrijnë kulmin, rrjetet sociale janë mbushur me pamje të rënda dhe reagime të menjëhershme.

Drejtori menaxhues për praktikën e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut në Eurasia Group,Firas Maksad, ka publikuar një video dramatike në platformën X (ish-Twitter), duke ndarë përvojën e tij në kohë reale nga Libani.

“Pamja jonë nga një dasmë në Liban. Ato nuk janë fishekzjarrë – janë raketa nga Irani drejt Izraelit,” shkroi Maksad, duke e shoqëruar postimin me një video ku shihen qartë ndriçimet në qiell, që përndryshe do të përdoreshin për të festuar, por kësaj radhe janë pjesë e një sulmi të drejtpërdrejtë me raketa balistike.