Pamje nga Liqeni i Ujmanit ku qindra serbë u zhytën për të gjetur Kryqin e Shenjtë - Gazeta Express
string(82) "pamje-nga-liqeni-i-ujmanit-ku-qindra-serbe-u-zhyten-per-te-gjetur-kryqin-e-shenjte"

Lajme

Gazeta Express

19/01/2026 13:43

Pamje nga Liqeni i Ujmanit ku qindra serbë u zhytën për të gjetur Kryqin e Shenjtë

Lajme

Gazeta Express

19/01/2026 13:43

Në Liqenin e Ujmanit, sot është shënuar festa ortodokse e Bogojavljenjes me manifestimin tradicional të notimit për Kryqin e Shenjtë, ku qindra pjesëmarrës serbë u hodhën në ujërat e ftohta për ta gjetur kryqin.

Ngjarja nisi rreth orës 13:00 dhe shënoi rekord pjesëmarrjeje me mbi 300 notarë nga veriu i Kosovës, por edhe nga rajone të tjera, përfshirë Beogradin dhe Malin e Zi.

Në vendngjarje u vunë re edhe pankarta me mbishkrimin “Studentët dhe Zoti”, në shenjë mbështetjeje simbolike për protestat studentore në Serbi, ndërsa policia e Kosovës ishte e pranishme me masa të shtuara sigurie.

Notimi për Kryqin e Shenjtë në Liqenin e Ujmanit mbahet tradicionalisht që nga viti 2011 dhe zhvillohet në distancë simbolike prej 33 metrash, që përfaqëson vitet e jetës së Jezu Krishtit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement