Në Bogura të Bangladeshit mbahet një
festival për të cilin thuhet se organizohet që 400 vite. Fjala është për
festivalin e peshqve.
Një video tregon mijëra peshq të lënë për t’u
tharë në diell, pasi që punëtorët me mund i kanë larë dhe ndarë për tharje në
këtë hapësirë.
Këtë video të veçantë në Bogura të
Bangladeshit e xhiroi fotografi nga Dhaka, Azim Khan Ronnie.
Siç ka treguar Azim, atje mijëra peshq
vendosen të thahen çdo ditë në diell, për shtatë ditë, proces ky i cili gjatë 4
deri në 5 ditë, varësisht nga moti.
Azim për të xhiruar këto pamje ka shfrytëzuar
kamerën dhe dronin.
Në këtë festival ka peshq gjatësia e të cilëve
arrin në një metër e gjysmë.
Sipas të dhënave, në këtë festival çdo vit marrin
pjesë deri në 350 tregtarë nga i tërë vendi.
Këto pamje kanë tërhequr vëmendjen e medieve botërore./21Media