Prej gati tre muajsh, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndodhet në burgun “313” në Tiranë.
Gazetari Bledi Mane ka siguruar një video ku shihet ish-presidenti duke bërë ecje në ambientet e ajrosjes së burgut, në oborrin e brendshëm.
Meta, i njohur për pasionin e tij për natyrën dhe ngjitjet malore, duket se po mundohet të ruajë regjimin e tij stërvitor edhe në kushtet e izolimit.
Arrestimi i tij u krye në tetor të vitit të kaluar me urdhër të SPAK, ku ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto akuza kanë shkaktuar një valë debatesh dhe reagimesh në arenën politike shqiptare.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...