Pamje nga AUV: Polica në vend të ngjarjes - Gazeta Express
string(40) "pamje-nga-auv-polica-ne-vend-te-ngjarjes"

Pamje nga AUV: Polica në vend të ngjarjes

Gazeta Express

22/10/2020 13:39

Tashmë kanë nisur hetimet rreth vjedhjes që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, raporton Gazeta Express

Nisjen e hetimeve e ka konfirmuar për Express zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Lexo Edhe:

Në zyrat e AUV-it ndërkaq momentalisht janë parë zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Express se njësitë policore gjenden në vendin e ngjarjes.

“Me datë 22.10.2020 në orën 08:05 në Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovfë është kryer një vjedhje. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, ka deklaruar Hoxha./GazetaExpress/