Pamje nga aksidenti ku u lënduan dy persona në Lipjan - Gazeta Express
string(53) "pamje-nga-aksidenti-ku-u-lenduan-dy-persona-ne-lipjan"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 16:34

Pamje nga aksidenti ku u lënduan dy persona në Lipjan

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 16:34

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Banullë të Lipjanit, shkruan Gazeta Express.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Lexo Edhe:

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

 “Sot rreth orës 14:00,në fshatin Banullë të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo për Express.

Express ka siguruar pamje edhe nga vendi i ngjarjes.