Pamje nga aksidenti ku mbetën të vdekur shoferët e dy veturave në Malishevë - Gazeta Express
string(75) "pamje-nga-aksidenti-ku-mbeten-te-vdekur-shoferet-e-dy-veturave-ne-malisheve"

Lajme

Gazeta Express

31/03/2022 13:01

Pamje nga aksidenti ku mbetën të vdekur shoferët e dy veturave në Malishevë

Lajme

Gazeta Express

31/03/2022 13:01

Shoferët e dy veturave që janë aksidentuar në Drenoc të Malishevës kanë mbetur të vdekur.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Lumni Graishta, drejtor i Policisë për Rajonin e Gjakovës.

Lexo Edhe:

“Kemi dy t’vdekur. Aksident në mes të dy veturave. Ngasësit e të dyja veturave kanë vdekur si pasojë e aksidentit”, tha Graishta për Express.

Tutja ai tha se Njësitet e stacionit policor Malishevë,  trafikut rajonal dhe prokurori janë në vendngjarje.

Teksa shtoi se detaje të tjera nuk kanë për momentin.

Në videon më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes.