Pamje nga aksidenti i rëndë ku mbetën të vdekur dy persona dhe u lënduan disa të tjerë - Gazeta Express
string(86) "pamje-nga-aksidenti-i-rende-ku-mbeten-te-vdekur-dy-persona-dhe-u-lenduan-disa-te-tjere"

Pamje nga aksidenti i rëndë ku mbetën të vdekur dy persona dhe u lënduan disa të tjerë

Lajme

Gazeta Express

09/01/2022 11:15

Sot rreth orës 09:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë dy persona kanë vdekur. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe 9 persona tjerë.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë 3 automjete, teksa shkaqet që çuan deri te kjo tragjedi nuk dihen akoma.

Lexo Edhe:

Si pasojë e aksidentit rruga është bllokuar, teksa policia lut qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundimin e ekzaminimeve në vendngjarje.

“Hetueseit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që poashtu ndodhet në vend ngjarje janë duke u marrë me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Express ju sjellë pamje nga vendi i ngjarjes: