Pamje: Messi me djem e fusin në mes nipin, ia humbin topin - Gazeta Express
string(56) "pamje-messi-me-djem-e-fusin-ne-mes-nipin-ia-humbin-topin"

Futboll

Gazeta Express

29/07/2021 9:50

Pamje: Messi me djem e fusin në mes nipin, ia humbin topin

Futboll

Gazeta Express

29/07/2021 9:50

Lionel Messi është duke e shijuar pushimin veror dhe së fundmi e postoi një video në rrjetin social Instagram, ku shihet duke luajtur futboll me djemtë e vet dhe një vizitor.

Messi dhe djemtë e tij Matteo dhe Thiago e formuar një rreth dhe e futën një nip të vetin të vogël, duke e shëtitur lart e poshtë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo video e ka bërë xhiron e botës nëpër rrjetet sociale, pasi është shikuar mbi 17 milionë herë vetëm 14 orë pasi është postuar.

View this post on Instagram

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Messi, i cili e fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën këtë muaj, u rikthye në Katalonjë të mërkurën pasi e kaloi një kohë të pushimeve në Miami dhe në Republikën Dominikane. Por ai pritet t’i vazhdojë pushimet edhe për disa ditë të tjera, sipas gazetës spanjolle Marca.

Messi është duke e shijuar pushimin e verës si asnjëherë më parë, pasi më në fund ia doli ta fitojë një trofe të madh me kombëtaren, duke i ndihmuar Argjentinës ta mposhtë në finale rivalin e përbetuar, Brazilin, në tokën e tij.

Nuk dihet saktë se kur 34-vjeçari do të rikthehet në stërvitje me Barcelonën, sepse, teknikisht, ai nuk është lojtar i Barcelonës.

Në fillim të këtij muaji, Barcelona dhe Messi arritën marrëveshje pesëvjeçare, pas bisedimeve të gjata disa mujore.

Por gjiganti katalonas nuk mund ta regjistrojë argjentinasin si lojtar të vetin ende, për shkak të ligjit për kufizimin e pagave në La Liga, i cili e detyron Barçën t’ua ulë pagat dukshëm futbollistëve.

Edhe vetë Messi ka pranuar ulje page prej 50 për qind për të vazhduar me klubin në të cilin e kaloi tërë karrierën. /Gazeta Express/