Pamje: Kur Carlos për pak ia hoqi kokën Puyolit me goditje raketë - Gazeta Express
string(62) "pamje-kur-carlos-per-pak-ia-hoqi-koken-puyol-me-goditje-rakete"

Gazeta Express

08/06/2020 15:09

Pamje: Kur Carlos për pak ia hoqi kokën Puyolit me goditje raketë

Gazeta Express

08/06/2020 15:09

Carles Puyol e ka rikujtuar momentin e veçantë kur e kishte shpëtuar portën e Barcelonës duke e mbrojtur me kokë një goditje raketë të të famshmit Roberto Carlos në një El Clasico kundër Real Madridit.

Ish-qendërmbrojtësi spanjoll është me fat që koka i mbeti në vend pas asaj goditje rrufe, transmeton Gazeta Express.

Cralos mund të ketë qenë mbrojtës i majtë, por ai është më i famshëm për goditjet e lira dhe gjuajtjet e fuqishme, posaçërisht për golin e paharrueshëm për Brazilin kundër Francës.

Askush s’e di më mirë se Puyol se çfarë forcë ka një goditje e Carlosit.

Puyol e ka shpërndarë një video nga një El Clasico i moçëm kur ai bëhet hero duke e larguar topin me kokë nga vija e portës së Barcelonës pas një goditjeje të fuqishme të Carlosit nga afërsia.

Ish-kapiteni i Barçës shkroi në Instagram: “Sot e gjeta këtë video, kurrë nuk e paskam parë ndeshjen nga kjo pikëpamje… Roberto, për pak ma këpute kokën, shoku im!”