Pamje kur asamblisti i VV'së i kërkon meç boksi Përparim Ramës, ky ia kthen: Jam i mirë në Tai Chi - Gazeta Express
string(95) "pamje-kur-asamblisti-i-vvse-i-kerkon-mec-boksi-perparim-rames-ky-ia-kthen-jam-i-mire-ne-tai-chi"

Lajme

Gazeta Express

25/05/2023 18:08

Pamje kur asamblisti i VV’së i kërkon meç boksi Përparim Ramës, ky ia kthen: Jam i mirë në Tai Chi

Lajme

Gazeta Express

25/05/2023 18:08

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ermal Osmani, e ka ftuar kreun e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën, në një meç boksi, para atij të boksierit Haxhi Krasniqi që do ta zhvillojë në stadiumin e kryeqytetit, shkruan Gazeta Express.

Osmani i VV-së i ka thënë kryetarit Rama se ka arsye për ta nokautuar meqë qytetarëve të kryeqytetit ju ka shkaktuar stres dhe tollovi, raporton Express.

Pa përgjigje s’ka qëndruar as kryetari i Prishtinës, duke i thënë asamblistit të VV-së se “Edhe unë jam i zoti në Tai-Chi”.

*Tai Chi është një art i marcial kinez i praktikuar për trajnime mbrojtëse, përfitime shëndetësore dhe meditim. Tai chi ka praktikues në mbarë botën./GazetaExpress/