Pamje: Kundërshtari ia këput veshin në gjysmë shqiptarit Ramiz Brahimaj në UFC - Gazeta Express
string(77) "pamje-kundershtari-ia-keput-veshin-ne-gjysme-shqiptarit-ramiz-brahimaj-ne-ufc"

Pamje: Kundërshtari ia këput veshin në gjysmë shqiptarit Ramiz Brahimaj në UFC

Gazeta Express

08/11/2020 11:53

Ramiz Brahimaj e ka pasur një debutim për ta harruar në UFC, pasi e gati sa nuk e humbi veshin kundër Max Griffin.

Brahimaj e pësoi një goditje shkatërruese me bërryl nga Griffin në rundin e tretë në meçin e kategorisë gjysmë të mesme në UFC, pas të cilës nuk ishte në gjendje të vcazhdonte, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Goditja brutale e Griffin gati sa nuk ia këputi veshin luftëtarit shqiptar në luftën e tij të parë në UFC.

Kjo ia siguroi Griffinit fitoren me nokaut teknik dhe e la Brahimajn me njërin prej lëndimeve më të tmerrshme në historinë e UFC-së.

Brahimja ka lindur në Shtetet e Bashkuara dhe lufton nën flamurin amerikan. Ai i ka 8 fitore dhe 3 humbje në MMA. /Gazeta Express/