Pamje brenda televizionit shtetëror të Iranit i cili u bombardua nga sulmet e Izraelit - Gazeta Express
string(86) "pamje-brenda-televizionit-shteteror-te-iranit-i-cili-u-bombardua-nga-sulmet-e-izraelit"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 8:10

Pamje brenda televizionit shtetëror të Iranit i cili u bombardua nga sulmet e Izraelit

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 8:10

CNN ka publikuar pamje brenda selisë qendrore të transmetuesit shtetërore të Iranit, derisa Radio Televizioni Islamik i Republikës së Iranit u bombardua para disa ditësh

Punonjësit që pastronin rrënojat kanë thënë se kishte pasur dy sulme mbi ndërtesë, njëra nga secila anë. Tutje, CNN raporton “brenda pamë studion ku një prezantues i televizionit shtetëror iranian po lexonte lajmet kur një nga sulmet goditi”.

Studio është totalisht e djegur me tryezën e prezantuesit të shkatërruar në copa. Në sallën kryesore të lajmeve, ajo që dukej të ishte ushqimi i dikujt ndodhej ende mbi një tavolinë pranë telefonave, ekranëve dhe kompjuterëve të shkrirë. Shumica e stafit u larguan kur Izraeli njoftoi se do të kishte sulme në atë pjesë të Teheranit, por një ekip i vogël mbeti.

Një redaktor raportohet se është vrarë në sallën e lajmeve, ndërsa autoritetet thonë se gjithsej tre punonjës të televizionit shtetëror humbën jetën.