Pamje brenda kishës kur tërmeti e 'shkundi' Greqinë - Gazeta Express

Pamje brenda kishës kur tërmeti e ‘shkundi’ Greqinë

Lajme

Gazeta Express

27/09/2020 16:33

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Greqia u godit nga një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.

Epiqendra ishte 22 km në jugperëndim të malit Athos, dhe lëkundjet sizmike u regjistruar pas tërmetit me madhësi 4.2 në 22:39 të mbrëmjes së kaluar, duke u përqendruar në të njëjtën zonë.

Së fundmi, mediat vendase kanë publikuar dhe pamjet e lëkundjeve nga tërmeti i fortë brenda një Kishe në Karyes. Aty shihet tek lëkundet gjithçka nga tërmeti i fortë i orës 01:50.

1.50 πρωί του Τ. Σταυρου

Ο Σεισμός την ωρα της αγρυπνιας του Τ. Σταυρου στο Ιερό του Πρωτάτου

Publiée par Ι.Ν. Πρωτάτου Καρυών -Άξιον Εστί sur Samedi 26 septembre 2020

Ditët e fundit Greqia është goditur nga disa tërmete, por deti tani autoritetet nuk kanë raportuar dëme materiale.