Pamje: Bersant Celina sapo e ka shënuar mbase golin e karrierës - Gazeta Express
string(62) "pamje-bersant-celina-sapo-e-ka-shenuar-mbase-golin-e-karrieres"

Futboll

Gazeta Express

28/11/2021 17:16

Pamje: Bersant Celina sapo e ka shënuar mbase golin e karrierës

Futboll

Gazeta Express

28/11/2021 17:16

Bersant Celina mund ta ketë shënuar golin më të mirë në karrierë kundër Crewe të dielën.

Përfaqësuesi i Kosovës Celina shënoi gol për Ipswich Town kundër Crewe në një ndeshje të League One, kategorisë së tretë të futbollit anglez, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai e paraboloi portierin me një goditje nga cepi i zonës, nga ku zakonisht bëhen harkime në zonë.

25-vjeçari shënoi në minutën e fundit të kohës shtesë në pjesën e parë, duke e çuar në 2:0 epërsinë e vendasve.

Ky ishte goli i katërt i Celinës në 13 ndeshje këtë sezon në kategorinë e tretë të futbollit anglez.

Për më tepër, ai i ka bërë edhe tri asiste në ligë këtë sezon.

Kjo do të ishte fitorja e parë e Ipswichit pas dy humbjeve dhe një barazimi në tre ndeshjet e fundit.

Ipswichi do të ngrihej në vendin e 11-të me 27-të pikë me këtë fitore, shtatë pikë larg play-off për t’u promovuar në Championship sezonin e ardhshëm, kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Mesfushori sulmues nga Prizreni iu ribashkua klubit nga Suffolk në një marrëveshje huazimi nga Dijoni në verën e kaluar.

Celina e ka rimarrë veten plotësisht, pas një telashi me zemër që e kishte në verë si pasojë e infektimit me koronavirus, kur mungoi në fillim të sezonit me Dijonin në kategorinë e dytë të futbollit në Francë./Gazeta Express/