string(38) "paltrow-e-mahnitshme-ne-revisten-shape"

Gazeta Express

12/06/2020 19:54

Paltrow, e mahnitshme në revistën Shape

Gazeta Express

12/06/2020 19:54

Aktorja Gwyneth Paltrow (47) ka treguar trupin e saj të tonifikuar për revistën Shape ku ka folur për situatën pas pandemisë COVID-19 derisa ka folur për vështirësitë që mund të kemi për “gjendjen emocionale” pas sëmundjes.

Gwyneth Paltrow ka qenë e vetizoluar në Los Angeles me dy fëmijët e saj, Apple dhe Moses dhe burrin Brad Falchuk.

Pas lehtësimit të masave, aktorja 47 vjeçare ka thënë në një intervistë për edicionin korrik/gusht 2020 të revistës Shape.

“Kurrë nuk e kam kuptuar se çdo të thotë të ndalohet jeta normale, të ndalet mendja dhe kjo ndikon në sistemin nervor”, ka thënë aktorja fituese e çmimit Oskar.

“Tani kemi gjerë forcë që t’a shikojmë më ndryshe shtëpinë tonë por kjo ka shkaktuar stres emocional dhe shpresoj që tani ta gjejmë qetësi shpirtërore. Unë për vete i kam provuar të dyja”. /GazetaExpress/