Në kategorinë Oktagon deri në 63 kg, garuesi kosovar Gjoni Palokaj e mundi me pikë pas tre rundesh sllovakun Karol Ryšavýn.
Meçi u mbajt të shtunën mbrëma në Bratisllavë, prej nga ishte edhe kundërshtari i prizrenasit Palokaj, në sallën që pati rreth 13 mijë shikues.
Ajo që bie në sy për të keq është se mediat në Sllovaki para meçit e kishin injoruar këtë meç duke mos i dhënë fare publicitet Gjoni Palokajt, duke e ditur prejardhjen e tij.
Mirëpo, Palokajt duket se kjo ia shtoi motivin që pas fitores brilante, festoi me flamurin kuq e zi.
Ai në garën Oktagon është i 7-ti në listë, dhe tashmë avancon tutje me këtë fitore.
Edhe pse garuesi sllovak garoi para publikut të vetë dhe përkrahja nuk i nderoi, Gjoni ashtu siç premtoi para meçit e mposhti Karol Ryšavýn dhe në fund u vlerësua me meritë nga juria. /Gazeta Express/