Paloka sherr me gazetarin Bollino: Je mercenar i paguar me paratë tona, i bën fresk Ramës - Gazeta Express
string(87) "paloka-sherr-me-gazetarin-bollino-je-mercenar-i-paguar-me-parate-tona-i-ben-fresk-rames"

Paloka sherr me gazetarin Bollino: Je mercenar i paguar me paratë tona, i bën fresk Ramës

Gazeta Express

02/07/2020 22:32

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka është përplasur me analistin Karlo Bollino, në emisionin “Open”.

Shkak për debatin është bërë deklarata e Bollinos, se nuk beson në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet dhe hapjen në PD.

Lexo Edhe:

Nga ana tjetër Paloka iu përgjigj Bolinos, duke thënë se nuk e pranon këtë nga një person që mbështet listat e hapura me kriminelë të Edi Ramës.

Paloka-Një njeri që ka pranuar listat me hajdutë kritikon hapjen e PD

Bolino-Ma trego me raste konkrete

Paloka-Që të gjykohet PD nga njerëz që i bëjn fresk ramës me listat me kriminele dhe thojnë që pd nuk qeka e demokratizuar. Bushatit ia pranoj por ty jo

Paloka-Ti je mercenar i paguar me paratë tona.

Bolino-Bëni kujdes

Paloka- Nuk bëj kujdes me ata si ty, sepse jeni njerëzit që mbani ison e një njeriu më negativ. harroje ktë me Karlon do e bëjmë hapjen, Karlo të kthejë paratë që i ka marrë shqiptarëve.

Paloka-Unë jam gazetar i lirë, kam punuar 10 vjet tek Rilindja Demokratike. Më gjej në artikujt e mi që unë ta kem lëpi shefin tim