Pallati i zhytur një kat ditën e tërmetit, kolonat ishin bërë me 4 fije hekuri


Gazeta Express
10 Dhjetor 2019 21:56

Te Shkëmbi i Kavajës, një pallat 6-katësh është zhytur një kat ditën e tërmetit.

Fatmirësisht aty nuk pati të lënduar pasi në katin përdhe nuk ndodhej askush.

Godina është shpallur e pabanueshme përfundimisht dhe është në listën e objekteve për shembje pasi janë këputur kolonat.

“Ky është kati dytë, kati 2 ka ardhur në kat të parë. Siç ka ardhur ku ka qenë kondiceioneri ka ardhur këtu”, tregon Qemal Beqiraj, banor
Shembja e pallatit duket të ketë shkak abuzimin e kompanisë.

“Kjo është kolona e pallatit që themi struktura hekur beton, 4 fije hekuri dhe ka gjashtë kate lartë, si këto janë kolonat që është këputur si preshi e ka përfunduar në këtë gjendje që ëshë zhytur”, tregon Qemal Beqiraj, banor.
Ky banor është vetë teknik ndërtimi dhe nxjerr disa konkluzione nisur edhe nga ajo që shikon në strukturën e pallatit. Ai bën fajtor ndërtuesin, dhe jo tërmetin.

“Për mua është abuzuar teknikisht e na merr më qafë, jam ndërtues vetë dhe jam gati të përgjigjem dhe para ligjit me atë punim që është bërë aty. Kushdoqoftë ndërtuesi. Një Kanaj, Kanaj, nuk e di a ka vdekur megjithatë është e verifikueshme. Jo thirrje po ulërime, që nga kontrollet faktike, analizat e hekurit, betonit, mua s’më zë gjumi natën po si bëra analizat betonit, hekurit, ka inxhinera që e verifikojnë”, tregon Qemal Beqiraj, banor./top story

Te fundit


Kthehu lart