Pallatet e ish-deputetit socialist, lum akuzash ndaj tij, banorët: Kurseve tulla dhe beton, që të ngopje babëzinë tënde - Gazeta Express
string(115) "pallatet-e-ish-deputetit-socialist-lum-akuzash-ndaj-tij-banoret-kurseve-tulla-dhe-beton-qe-te-ngopje-babezine-tende"

Gazeta Express

10/12/2019 22:25

Pallatet e ish-deputetit socialist, lum akuzash ndaj tij, banorët: Kurseve tulla dhe beton, që të ngopje babëzinë tënde

Gazeta Express

10/12/2019 22:25

Një numër i madh pallatesh që patën dëme në qytetin e Durrësit ishin të një ish- deputeti tjetër.

Hazir Gashi u bë deputet me listat e Partisë Socialiste në vitin 2009 në qarkun e Durrësit.

Lexo Edhe:

Biznesin në fushën e ndërtimit me kompaninë e tij DRANOVA shpk e ka filluar qysh në vitin 1994. Është një ndër ndërtuesit kryesor në qytetin e Durrësit. Por tërmeti e nxori edhe si një ndër firmat me pallatet më të dobëta. Ky kompleks gjigant banimi ndodhet në lagjen 17 në Durrës.

Ai është totalisht i plasaritur në pjesën e mureve dhe aty nuk mund të banohet. Ndërkohë pallate të tjera shumë afër nuk kanë pësuar asnjë dëm. Diferencën e ka bërë patjetër cilësia e punimeve.

Ky grup banorësh presin me ankth se çfarë do të vendoset për pallatin e tyre. Në këtë pallat Hazir Gashi e ka marrë lejen nga ish – kryetari i Bashkisë Lefter Koka në vitin 2005. Leja e ndërtimit thotë që pallati do të ndërtohet me 12 kate. Por në fakt sot pallati ka 13 kate. Pra, një kat shtesë nga projekti fillestar. Reagimet e qytetarëve ndaj ish deputetit kanë qenë të ashpra, ku një lum akuzash dhe thirrjesh për të pranuar fajin i drejtohen atij në rrjetet sociale.

“Hazir Gashi! Dëgjova që ke thënë se: Nuk kam ç’të bëj, kompania ime ka falimentuar! Vërtetë?!!! Po kur kurseve tulla dhe beton, që të ngopje babëzinë tënde, e mendove falimentimin?!!!!! Hazir Gashi! Gjej 1 zgjidhje!”/top story