Palestra sportive në Pallatin e Rinisë afër rinovimit, do të rinovohet edhe pjesa e djegur - Gazeta Express
string(89) "palestra-sportive-ne-pallatin-e-rinise-afer-rinovimit-do-te-rinovohet-edhe-pjesa-e-djegur"

Palestra sportive në Pallatin e Rinisë afër rinovimit, do të rinovohet edhe pjesa e djegur

Lajme

Gazeta Express

12/09/2023 17:19

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se renovimi i Palestrës Sportive në Pallatin e Rinisë është drejt përfundimit.

Ai tha se puna aty është bërë me standarde të FIBAs për të siguruar qëndrueshmëri infrastrukturore për garat e Lojërave Mesdhetare 2030.

Lexo Edhe:

“Drejt përfundimit renovimi i Palestrës Sportive në Pallatin e Rinisë, investim 200 mijë euro i Qeverisë së Kosovës. Me dysheme profesionale, kosha dhe karrige me standarde të FIBAs, po sigurojmë qëndrueshmëri infrastrukturore për komunitetin sportiv, për garat e Lojërave Mesdhetare 2030, si dhe klubet të cilat kishin nevojë të kahmotshme për këtë renovim”, ka shkruar Çeku.

Ai njoftoi gjithashtu se punimet do të fillojnë edhe në palestrën e djegur në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Po ashtu, për këtë ka shkruar edhe zëvendësja e Çekut, Daulina Osmani.

“Jemi afër përfundimit të renovimit të Palestrës Sportive në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Janë 200 mijë euro të ndara për ndërrimin e parketit, blerjen e koshave të rinj dhe plotësimin e ulëseve të dëmtuara të palestrës. Në kuadër të Lojërave Mesdhetare 2030, komunitetit sportiv do t’i kthehet edhe palestra e djegur e Pallatit të Rinisë e Sportit, e cila ndër vite i ka munguar sportit të basketbollit, hendbollit, volejbollit, futsallit dhe të tjerave”./Express/