Si zakonisht, palestrat sportive në Kosovë në kohën e zgjedhjeve, qofshin ato nacionale apo lokale, përdoren si qendra të votimit, krahas shkollave.
E një gjë e tillë do të ndodhë edhe në zgjedhjet lokale që po afrojnë, shkruan “Gazeta Express”.
Për këtë arsye, klubi i hendbollit Rahoveci do të jetë i detyruar që ndeshjet ndërkombëtare t’i zhvillojë jashtë vendit.
Klubi kosovar ka dalë me një njoftim sot duke treguar se të dyja ndeshjet me ekipin nga Luksemburgu, Dudelange në garat evropiane do t’i luajë në Luksemburg pasi që nga nesër palestra “Mizahir Isma” do të kalojë në menaxhim të KQZ-së.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin e klubit të hendbollit Rahoveci. /Gazeta Express