Palestinezët në grevë për shkak të ndërtimit të vendbanimeve në Hebron - Gazeta Express
string(70) "palestinezet-ne-greve-per-shkak-te-ndertimit-te-vendbanimeve-ne-hebron"

Palestinezët në grevë për shkak të ndërtimit të vendbanimeve në Hebron

Gazeta Express

09/12/2019 23:49

Palestinezët kanë organizuar një grevë të përgjithshme në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor të pushtuar në shenjë proteste ndaj planeve izraelite për ndërtimin e vendbanimeve të reja në këtë qytet, raporton AA.

Sipas reporterit të AA-së në Hebron, dyqanet dhe institucionet publike dhe private mbyllën dyert e tyre duke iu bashkuar grevës.

Lexo Edhe:

“Ne do të bëjmë gjithçka të mundur për të parandaluar masat (izraelite) në Hebron dhe në të gjithë tokën palestineze”, tha grupi palestinez Fatah, i cili bëri thirrje për grevë.

Javën e kaluar, ministri izraelit i Mbrojtjes, Naftali Bennet, miratoi ndërtimin e një vendbanimi të ri në Hebron.

Zyra e ministrit izraelit tha se vendbanimet në zonën e tregut në Qytetin e Vjetër të Hebronit do të krijojë “vazhdimësinë territoriale” hebreje midis lagjes ekzistuese Avraham Avinu dhe xhamisë Ibrahimi.

Në kompleksin e xhamisë Ibrahimi besohet se janë varret e profetëve Ibrahim, Ishak dhe Jakub.

Pas masakrës së vitit 1994 të 29 besimtarëve palestinezë brenda xhamisë nga kolonisti ekstremist hebre Baruch Goldstein, autoritetet izraelite ndanë kompleksin e xhamisë midis besimtarëve muslimanë dhe hebrenj.

Ndërtimi i Izraelit erdhi disa javë pasi sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, tha se vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor nuk do të konsiderohen më si “të paligjshme”.

Hebroni është shtëpi e rreth 160 mijë palestinezëve dhe rreth 500 kolonëve hebrenj. Këto të fundit jetojnë në disa enklava vetëm hebraike të mbrojtura rëndë nga trupat izraelite.

Rreth 650 mijë hebrenj izraelitë aktualisht jetojnë në më shumë se 100 vendbanime të ndërtuara që nga viti 1967, kur Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Palestinezët synojnë të rimarrin gjithë Bregun Perëndimor, së bashku me Rripin e Gazës, për të krijuar një shtet të ardhshëm palestinez.

Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor ligji ndërkombëtar i sheh si territore të pushtuar dhe të gjitha aktivitetet e ndërtimit të vendbanimeve hebreje atje i konsideron të paligjshme.