Belgjika u është bashkuar Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Kanadasë dhe Australisë që kanë njohur edhe zyrtarisht shtetin palestinez.
Këto shtete tradicionalisht kanë qenë aleate të fuqishme të Izraelit, por kanë marrë këtë vendim për shkak, siç ka thënë të tmerrit në Lindjen e Mesme.
Janë arsyetuar se po veprojnë për të mbajtur gjallë paqen dhe zgjidhjen me dy shtete, raporton BBC.
Më shumë se 150 shtete e kanë njohur më parë shtetin palestinez, por ka shumë pyetje të komplikuara për t’u përgjigjur, përfshirë se çfarë është shteti palestinez dhe a është ndokund një shtet që duhet njohur?
Ja arsyet:
Në Konventën e Montevideos të vitit 1993 janë katër kritere për shtetësinë. Palestina mund të arsyetohet në dy prej tyre: popullsinë permanente (ani pse lufta në Gazë e ka rrezikuar edhe këtë kriter) dhe kapaciteti për të hyrë në marrëdhënie ndërkombëtare.
Mirëpo nuk përmbush kriterin e “territorit të definuar”.
Pa asnjë marrëveshje për kufijtë përfundimtar (dhe nuk ka nisur asnjë proces drejt kësaj), është e vështirë të dihet saktësisht se çfarë është Palestina.
Për palestinezët, shteti i tyre i dëshiruar përbëhet në tri pjesë: Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Të tria të pushtuara nga Izraeli në Luftën Gjashtë Ditore të vitit 1967.
Edhe në hartat më të sakta tregon se ku fillojnë problemet për Palestinën.
Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës gjeografikisht janë ndarë nga Izraeli që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 1948.
Në Bregun Perëndimor, prezenca e ushtrisë izraelite do të thotë se Autoriteti Palestinez, i themeluar pas Marrëveshjes së Oslos në vitet ’90, administron rreth 40 për qind të këtij territori. Pastaj vjen zgjerimi i vendbanimeve nga izraelitët që ka tkurrur edhe më shumë Bregun Perëndimor.
Ndërkohë, edhe Jerusalemi Lindor, i cili nga palestinezët cilësohet si kryeqytet i tyre, është mbushur me vendbanime izraelite dhe gradualisht qyteti është ndarë nga Bregu Perëndimor.
Natyrisht, fati i Gazës është edhe më i rëndë e më i tmerrshëm. Pas gati dy vitesh luftë, e nisur nga Hamasi në tetorin e vitit 2023, pjesa më e madhe territorit është rrafsh me tokë.
Por sikur të mos mjaftonin tri kritere për t’u përmbushur, është edhe i katërti që duhet për njohjen e shtetësisë: qeveri funksionale. E kjo është sfida më e madhe e palestinezëve.
Në vitin 2007 pati një konflikt të përgjakshëm mes Hamasit dhe lëvizjes Fatah. Kështu, palestinezët u ndanë në dysh. Ata në Gaza kontrolloheshin nga Hamasi dhe Autoriteti Palestinez në Bregun Perëndimor.
Krejt në fund nuk duhet harruar që Izraeli qeveriset nga Benjamin Netanyahu, kundërshtar i kamotshëm i çfarëdo zgjidhjeje për shtetin palestinez. Vetë e ka pranuar se ka bllokuar themelimin e shtetit palestinez, të cilin e sheh si rrezik për ekzistencën e izraelitëve