Pal Lekaj provon t'i marrë meritat për nënshkrimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

14/02/2020 12:44

Pal Lekaj provon t’i marrë meritat për nënshkrimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi

Ballina

Gazeta Express

14/02/2020 12:44

Ish-Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka provuar t’i marrë meritat për nënshkrimin e dy marrëveshjeve në Mynih ditën e sotme mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.

Lekaj ka shprehur mbështetjen për dy zyrtarët ministrisë të emëruar nga ai, Xhemë Veseli dhe Ramë Qupeva që kanë qenë pjesë e delegacionit, që ka nënshkruar marrëveshjet për hekurudhën dhe autostradën mes dy shteteve.

“Shpreh mbështetjen time që delegacioni i emëruar nga unë arriti të finalizojë këtë marrëveshje”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Ai ka thënë se taksa ndaj Serbisë duhet të qëndrojë deri në njohje.

“Taksa ndaj Serbisë të qëndrojë deri në njohje, si i vetmi mjet kompromisi. Me taksën në fuqi Serbia është aty, duke dëshmuar edhe njëherë se dialogu po vazhdon me ndërmjetësimin e ShBA-ve përkundër deklarimeve të Aleksandër Vuçiqit se ne nuk bisedojmë me Kosovën përderisa ata nuk e largojnë taksën dhe ja ku është aty duke nënshkruar marrëveshjen për hekurudhat”, ka shkruar ish-ministri Lekaj. /GazetaExpress/