Pakistani thotë se do t’i përgjigjet Indisë pas sulmit me raketa, duke shtuar se zgjedhin vetë kur dhe si.
Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, tha se India qëlloi me raketa përtej kufirit në tre vende të mërkurën.
ARY News, duke cituar gjenerallejtënant Ahmed Sharif Chaudhry, thotë se India qëlloi raketa nga hapësira e saj ajrore të cilat goditën zonat në Kotli, Muzaffarabad dhe Bahawalpur.
Zëdhënësi tha se forcat ajrore të Pakistanit iu përgjigjën shpejt sulmit me raketa, duke aktivizuar sistemet e saj mbrojtëse dhe duke parandaluar çdo avion indian të depërtonte në hapësirën ajrore pakistaneze. /Gazeta Express
India nis operacion ushtarak kundër Pakistanit – godet “infrastrukturën terroriste” atje