Zyra e kryeministrit të Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka thënë se forcat e armatosura të vendit janë autorizuar të ndërmarrin “veprime përkatëse” pas sulmeve të Indisë, raporton Reuters.
India sulmoi Kashmirin pakistanez të mërkurën në mbrëmje, në luftimet më të ashpra në dekada midis dy kombeve të armatosura me armë bërthamore. Ndërkohë, Pakistani pretendoi se kishte rrëzuar pesë aeroplanë indianë gjatë sulmit.
Kujtojmë se këto sulme vijnë pasi muajin e kaluar në rajonin e Kashmirit, Indi u vranë 36 persona, vrasje për të cilat India ka fajësuar Pakistanin.
Megjithatë, sipas ministrit të Jashtëm të Indisë, Vikram Misri, sulmet kishin për qëllim çaktivizimin e infrastrukturës së grupeve terroriste në territorin pakistanez.
Nga ana tjetër autoritetet pakistaneze kanë pretenduar se kanë rrëzuar pesë avionë ushtarakë indianë dhe një dron. Një informacion ky ende i pakonfirmuar nga India.
Historik i konfliktit Indi-Pakistan
India dhe Pakistani, të dyja vende që posedojnë armë bërthamore kanë një histori të gjatë konflikti, veçanërisht për rajonin e kontestuar të Kashmirit. Dijmë se që nga pavarësia e tyre në vitin 1947 të dy palët kanë zhvilluar disa luftëra dhe më pas kanë krijuar një marrëdhënie të brishtë armëpushimi.
Incidenti i fundit ka ngritur shqetësime gjithandej globit, për mundësinë e përshkallëzimit të mëtejshëm ushtarak.