Paketë ligjore për mbrojtjen e territorit, Rama prezanton masat - Gazeta Express
string(62) "pakete-ligjore-per-mbrojtjen-e-territorit-rama-prezanton-masat"

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2025 13:25

Paketë ligjore për mbrojtjen e territorit, Rama prezanton masat

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2025 13:25

Në kuadër të forcimit të rendit dhe ligjshmërisë në territorin e vendit, Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur një paketë të re masash gjatë një konference për mediat. Sipas tij, një pjesë e këtyre masave tashmë kanë marrë fuqi ligjore, ndërsa të tjerat do t’i nënshtrohen konsultimit publik, pasi përfshijnë ndryshime në Kodin Penal. Kryeministri theksoi se këto ndërhyrje synojnë të ngrejnë në një nivel tjetër përpjekjet për t’i dhënë fund ndërhyrjeve të paligjshme të çdo natyre në territorin e vendit. Ai e përshkroi këtë si një qasje “360 gradë”, që përfshin të gjitha drejtimet problematike dhe angazhon aktorë të ndryshëm në këtë proces.

Rama: Një pjesë e masave kanë marrë fuqi ligjore. Një pjesë tjetër do të dain për konsultim publik pasi janë masa që lidhen me Kodin Penal. Tërësia e këtyre masave lidhen me atë që e kam paralajmëruar, domosdoshmërinë e ngritjes në një nivel tjetër të përpjekjes për t’i dhënë fund një herë e mirë ndërhyrjeve të paligjshme të të gjitha natyrave në territorin e vendit. Kjo është një qasje 360 gradë që shtrihet në të gjitha drejtimet e konstatuara si problematike dhe kam bindje se do të na japë rezultate.

Janë masa që i drejtohen edhe aktorëve të ndryshëm në këtë proces.

Për shkak se arkitektët janë në trysni të madhe nga ndërtuesit kemi parë deformime të vazhdueshme në procesin e ndërtimit. Duke e kthyer arkitektin në subjekt të ligjit dhe duke e ngarkuar me përgjegjësinë e ndjekjes së projektit dhe me përgjegjësinë për çdo devijim nga projekti, bëhet e pamundur që presioni nga ana e ndërtuesit të funksionojë mbi arkitektin.

Më tutje është përcaktimi i fazave të kontrollit. Edhe ky është një aspekt që ka çaluar shumë deri sot. Më tutje është forcimi i mekanizmave të kontrollit duke përcaktuar 6 faza të detyrueshme.

Pastaj vjen detyrimi për dhënien e certifikatës. Kemi shtuar dhe detyrimin që uji dhe dritat të lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit.

Nuk do të lejohet më të që merren njerëzit, të futen nëpër apartamente pa u pajisur me hipotekën. Futen në apratmanet me shtëpinë që e kanë paguar, por nuk janë pronarë me letra. Një gjë e papranueshme. E gjithë kjo pjesë lidhet me procesin ku janë të përfshirë aktorët institucionalë, që nga arkitekti deri te agjencia e zhvillimit të territorit apo bashkitë.