Paketa anti-shpifje, sot miratohet nen për nen ligji i kundërshtuar fort - Gazeta Express
string(71) "paketa-anti-shpifje-sot-miratohet-nen-per-nen-ligji-i-kundershtuar-fort"

Paketa anti-shpifje, sot miratohet nen për nen ligji i kundërshtuar fort

Gazeta Express

16/12/2019 9:14

Në Komisionet për Edukimin, Veprimtaritë Prodhuese dhe atë për Çështjet ligjore, bëhet sot miratimi nen për nen dhe kalimi në seancë plenare i ligjeve të paketës anti-shpifje.

Ligji është kundërshtuar fort nga OSBE dhe organizma të tjerë që i kanë vlerësuar të nxituara veprimet e qeverisë.

Lexo Edhe:

Në një kohë kur Shqipëria po merr kryesimin e OSBE, sipas tyre, nisma të tilla shkojnë në drejtim të kundërt me garantimin e lirisë së medias.

Në komisionet parlamentare shoqatat e gazetarëve, institucionet e drejtësisë, pedagogë të Gazetarisë dhe Juridikut nuk kanë dhënë mbështetje mbi paketën ligjore të qeverisë.