Pakënaqësi në familjen Griezmann: Menaxherja e francezit takohet me drejtuesit e Barçës - Gazeta Express
string(86) "pakenaqesi-ne-familjen-griezmann-menaxherja-e-francezit-takohet-me-drejtuesit-e-barces"

Gazeta Express

02/07/2020 12:01

Pakënaqësi në familjen Griezmann: Menaxherja e francezit takohet me drejtuesit e Barçës

Gazeta Express

02/07/2020 12:01

Antonio Griezmann është bërë problem serioz në klubin e Barcelonës në javët e fundit dhe për të biseduar për këtë çështje, menaxherja, që ndodh të jetë motra e tij, Maud Griezmann, do të takohet me drejtuesit e klubit katalonas.

Sulmuesi francez, fitues i Kupës së Botës më 2018, është i palumtur me trajnerin Quique Setien, i cili nuk i ka dhënë mundësi për të luajtur në javën e fundit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Zemërimi i tij e arriti kulmin kur Setien e futi në lojë në minutën e 90-të në barazimin e Barçës 2:2 kundër Atletico Madridit të martën.

Në një ndeshje ku Barça e pati dy herë epërsinë dhe nuk arriti ta mbrojë, sulmuesi francez Griezmann u fut në lojë në kohën shtesë dhe nuk pati më shumë se dy minuta për ta treguar veten, edhe pse e kaloi gati gjithë pjesën e dytë duke u ngrohur.

Kjo ishte hera e tretë në katër ndeshjet e fundit që Griezmann paraqitet për Barcelonën nga banka rezervë. Barça barazoi në të gjitha këto tri ndeshje, ndërsa i ka fituar tri të tjera në të cilat francezi ishte titullar që prej rikthimit të futbollit.

Familja e Griezmannit, babai dhe vëllai, shpërthyen në kritika ndaj Setien në rrjetet sociale.

Dhe tani, motra e tij dëshiron ta sqarojë situatën e francezit në një takim me udhëheqësit e Barcelonës.

Takimi pritet të mbahet javën e ardhshme. /Gazeta Express/