string(96) "pak-u-denu-pak-pak-pakkrim-qe-sbehet-babai-i-njerit-prej-viktimave-flet-pas-denimit-te-jon-hotit"

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 12:16

“Pak u dënu, pak pak pak…krim që s’bëhet”, babai i njërit prej viktimave flet pas dënimit të Jon Hotit

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 12:16

Jon Hoti u dënua sot me 24 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e Albison dhe Rexhep Slivovës, në nëntor të vitit 2024, në Klinë.

Pas këtij vendimi, është deklaruar Ramadan Slivova, babai i Rexhepit, i cili me dhimbje të madhe foli për të birin.

Dënimi i shqiptuar sot nuk e lehtësoi atë. Ai tha se ka pritur që i akuzuari të marrë një dënim më të ashpër.

“Shumë pak është dënu, se janë dy raste, nuk është vetëm një rast, për mendimin tim është shumë pak. Por e ka vendos gjykata, e lëmë ashtu. Unë e kam pritur burgim të përjetshëm.  Ky është dënu shumë pak, pak, pak, pak. Ka bë krim që nuk bëhet”, tha prindi i viktimës./Klankosova.tv/