Para takimit të paralajmëruar me përfaqësuesit e partive politike, raportohet se presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Indeksonline ka publikuar pamje teksa ambasadori shkon në presidencë.
Ndryshe, takimi konsultativ mes presidentes Osmani dhe partive politike do të mbahet sot, më 4 qershor 2025, në orën 14:00, dhe do të fokusohet në caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, ka njoftuar zyra e presidentes.
Mediat do të mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa pas përfundimit të tij do të shpërndahet një komunikatë shtypi.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...