Pak para mbledhjes, Këshilli Bashkiak letër Veliajt: S’ka vendim nga ana jonë, që e ndalon prezencën tënde - Gazeta Express
string(102) "pak-para-mbledhjes-keshilli-bashkiak-leter-veliajt-ska-vendim-nga-ana-jone-qe-e-ndalon-prezencen-tende"

Shqiperi

Gazeta Express

23/09/2025 16:26

Pak para mbledhjes, Këshilli Bashkiak letër Veliajt: S’ka vendim nga ana jonë, që e ndalon prezencën tënde

Shqiperi

Gazeta Express

23/09/2025 16:26

Sekretari i Këshillit Bashkiak i ka dërguar një letër kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt.

Në letrën e siguruar nga Top Channel, thuhet se ‘S’ka vendim për të ndaluar prezencën në mbledhje’.

Në orën 16:00 do të mbahet mbledhja në Këshillin Bashkiak ku do të votohet për shkarkimin e Veliaj nga detyra si kryetar i Bashkisë Tiranë.

I nderuar Kryetar,

Ne vijim të shkresës Tuaj nr. 32059/3 prot., datë 22.09.2025, sjellim në vëmendje se nga ana e Këshillit Bashkiak nuk ka asnjë vendim për ndalimin e prezencës Tuaj në këtë mbledhje dhe që do të çojë kërkesën Tuaj për t’u njohur, për t’u dëgjuar, për t’u mbrojtur dhe për t’u dhënë sqarime në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë, e cila do të zhvillohet ditën e martë, datë 23.09.2025, ora 16:00.

Sa më sipër, ripërsërisim se në vijim të kërkesës Suaj për të qenë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në rast pamundësie për të qenë prezent, Ju lutem që observacionet Tuaja t’i nisni me shkrim pranë Këshillit në mënyrë që të administrohen dhe të bëhen me dije në këtë mbledhje”, shkruhet në letër.