Pak orë pas armëpushimit, Irani bllokon kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Shtëpia e Bardhë: Libani nuk ishte pjesë e negociatave - Gazeta Express
string(135) "pak-ore-pas-armepushimit-irani-bllokon-kalimin-e-anijeve-ne-ngushticen-e-hormuzit-shtepia-e-bardhe-libani-nuk-ishte-pjese-e-negociatave"

Lajme

Gazeta Express

08/04/2026 19:07

Pak orë pas armëpushimit, Irani bllokon kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Shtëpia e Bardhë: Libani nuk ishte pjesë e negociatave

Lajme

Gazeta Express

08/04/2026 19:07

Tranziti i anijeve cisternë të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit është pezulluar pas sulmeve izraelite në Liban, raporton agjencia iraniane Fars, e lidhur me Forcat e Gardës Revolucionare.

Disa anije kanë bërë tashmë kalimet e tyre të para, por situata mbetet e tensionuar.

“Vëmendje të gjitha anijeve. Vëmendje të gjitha anijeve. Vëmendje të gjitha anijeve në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit. Kjo është Stacioni Detar i IRGC-së. Tranziti nëpër Ngushticën e Hormuzit mbetet i mbyllur dhe ju nevojitet leje nga IRGC-ja përpara se të lundroni nëpër ngushticë. Çdo anije që përpiqet të udhëtojë në det do të shënjestrohet dhe do të shkatërrohet”, thuhet në njoftim.

Sipas Axios, që citon zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, Libani nuk përfshihet në marrëveshjen e armëpushimit midis SHBA-së dhe Iranit.

Ndërkohë, Presidenti Donald Trump ka rënë dakord të zgjasë afatin për ultimatumin e tij ndaj Iranit me dy javë. Ndërprerja e bombardimeve është “me kusht që Republika Islamike të japë pëlqimin për hapjen e plotë, të menjëhershme dhe të sigurt të Ngushticës së Hormuzit”, sipas deklaratës së tij.

Teherani ka pranuar propozimin amerikan, duke e cilësuar këtë një “tërheqje poshtëruese”.

Ndërkohë, sulmet izraelite ndaj Libanit vazhdojnë me intensitet të lartë; rreth 160 bomba shpërthyen në dhjetë minuta, duke përfshirë edhe goditjen e një automjeti italian të UNIFIL-it./Top Channel

Advertisement
Advertisement
Advertisement