Pak nostalgji, njihuni me koleksionuesin e gramafonave
Arte
Gazeta Express
30/11/2020 15:57
Gramafoni dhe disqet
padyshim se ngjallin nostalgji për brezat më të vjetër, por krejt e kundërta
është për brezat e shekullit të ri. Dikur, kënga merrte frymë nga to, gjersa
sot çdo gjë ka shkruar drejt digjitalizimit.
Gazetar: Endrit Rahimi
Gjithsesi, dikush vazhdon të jetë adhurues i madh i gramafonit. Është Bardh Kulinxha, i cili flet me mallëngjim për kohën kur dëgjonte muzikë nga gramafoni dhe se në sirtarin e tij ende gjendet një i tillë. Bardhi ka qindra disqe gramafoni dhe kështu e bëjnë atë një ndër koleksionuesit më të mëdhenj të tyre në vendin tonë. Bardhi, që ndryshe njihet si DJ Madnula, tregon se si nisi ky koleksionim.